E beri para pak ditesh, e beri edhe sot. Portieri i Vllaznise Eldi Hasani ne rolin e vrojtuesit te plazhit ne Velipoje, ka shpetuar nje tjeter jete.

Ai eshte shnderruar perseri ne protagonist teksa kesaj rradhe shpeton nga mbytja nje kosovare: Emine Vllasen 54 vjeçe. Ajo kishte veshtresi ne det, Por fale nderhyrjes se shpejte te vrojtuesit Eldi Hasani eshte bere e mundur shpetimi i pushueses.

Por gjate transportit ne breg nga vrojtuesi, personi ne rrezik ka kaluar ne gjendje te fikti dhe ka bere me te veshtire transportin. Gjithsesi pas dhenies se ndihmes se pare nga Eldi, ka ardhur ambulanca dhe eshte bere e mundur transportimi drejt qendres shendetsore per nje ndihme me te specializuar.

Ne kete menyre portieri shkodran me se shumti po shquhet per kete talentin e tij te dyte, ate te vrojtuesit te cilin e aplikon gjate veres, sesa ne futboll.

Ajo çfare ka me shume rendesi ne keto momente eshte se dy persona jane sot ne jete fale ndihmes se shpejte qe i ka dhene personazhi i ketij shkrimi.
www.shkodrasport.com