Vllaznia ka pesuar nje numer te konsiderueshem golash kete sezon dhe sigurisht qe pergjegjesi kane te gjithe duke filluar nga sulmuesi i fundit dhe deri tek portieri Zogoviç.
Portierët jane një element që të bën të fitosh ndeshjet, duke parë peshën që kanë gabimet arbitrale në rezultatin final të ndeshjeve. Statistikat janë kokeforta dhe nuk i dedikohen vetëm lojtarëve që lëvizin në fushë, por edhe pozicionit të portierit. Shpesh herë statistikat e portierit janë shumë të lidhura me lojën mbrojtëse të skuadrës.
Referuar disa statistikave te publikuara nga vete FSHF ne lidhje me portieret, rezulton se ai i Vllaznise Bojan Zogoviç, per nga paraqitjet e deritanishme, eshte portieri i trete me i mire i Superliges.
Ne vend te pare eshte Visar Bekaj i Tiranes dhe ne te dytin Mario Dajsinani i Laçit. Zogoviç ka luajtur ne te 14 ndeshjet e deritanishme, ka pesuar 15 gola nga 44 gjuajtjet ne porten e tij. Po ashtu, numri 28 i Vllaznise ne 5 ndeshje e ka mbajtur rrjeten te paprekur dhe ka nje mesatare prej 65.91 % te pritjeve te realizuara.