E kemi pare shpeshhere keto vite ne porte duke u munduar te prese topat e kundershtareve, por sot Eldi Hasani, portieri i ekipit “Vllaznia B” eshte shnderruar ne nje hero.
Paraditen e sotme ai ka shpetuar jeten e nje 28 vjeçari nga Kosova i cili ka qene duke u mbytur ne plazhin e Velipojes si rrjedhoje e kohes shume te keqe qe ka mbizoteruar.
Eldi gjate periudhes se veres ben edhe rolin e vrojtuesit te plazhit dhe kete e ka bere me se miri diten e sotme duke shpetuar jeten e nje te riun. Çka do te thote se ka bere “pritjen” e jetes se tij.
Ky eshte misioni fisnik qe ai ka marre persiper te kryeje dhe e ka bere ne menyren e duhur. Prandaj dhe meriton falenderimet e te gjithe, ashtu si gjithe vrojtuesit e tjere qe sot kane bere gjera te mira duke shpetuar njerezit ne rrezik. Dhe rasti i Eldi Hasanit eshte njeri prej tyre qe kemi evidentuar, ndoshta edhe per profilin e tij si futbollist.
www.shkodrasport.com