Interesi i Manchester United për Mike Maignan, i ka përshpejtuar lëvizjet e drejtuesve të Milanit për t’ia rinovuar kontratën. “Një ekip si “The Red Devilsat” mbetet një kërcënim në çdo merkato për arsye të potencialit në aspektin ekonomik por sipas ecurise së ngjarjeve, duket se francezi do të qëndrojë në “San Siro”.

Kontrata i përfundon në 2026-tën dhe sipas burimeve të klubit kanë filluar bisedimet për ta zgjatur për më tej. Mundësia për t’u aktivizuar në Premier League vijon të merret parasysh nga shumë lojtarë të elitës, sidomos nëse flitet për 20 herë kampionët por s’duhet harruar se edhe “Djalli” është një ekip me shumë traditë, në Itali dhe sidomos Europë.

Qëndrimi tek kuqezinjtë jo vetëm do të konsiderohej një garanci por njëkohësisht një mesazh i qartë për pretendentët të cilët natyrisht priten të shtohen me kalimin e kohës.

Ishi i Lilles po zhvillon sezonin e katërt në rradhët e ish fituesve të Scudettos, një ekip që synon gjithmonë titujt e rëndësishëm, për të respektuar kështu historinë e gjatë të suksesit.