Kishte shpresa se do te rikuperohej pas nderprerjes se kampionatit dhe do te ishte ne fushe ne ndeshjen e rradhes, ate ndaj Skenderbeut qe do te luhet kete fundjave, por per fat te keq nuk do te ndodhe keshtu.

E kemi fjalen per portierin Kristi Qarri. Ai ka disa dite qe ka nisur stervitjen me ekipin dhe gjendja e tij duket e mire, por jo aq sa per te luajtur qe kete fundjave. Stafi teknik eshte konsultuar gjate edhe me mjeket dhe ka vendosur qe te mos rrezikoje.

Siç dihet, portieri 22 vjeçar u demtua ne minutat e fundit te ndeshjes me Teuten para gati nje muaji duke pesuar nje lendim te berrylit, por per fat te mire nuk ishte e nevojshme t’i nenshtrohej nje nderhyrje kirurgjikale. Megjithate ky demtim e ka lene jashte prej kaq kohesh dhe se paku do te jete edhe per ndeshjen e rradhes.

Ne vend te tij eshte duke luajtur Jurgen Mehidri, i ardhur kete sezon te Vllaznia nga ekipi i Korabit dhe paraqitjet e tij kane qene pergjithesisht pozitive duke treguar besim ne aftesite e tij.

Ne fakt, Kristi Qarri pritet te jete i gatshem per te luajtur javen tjeter ndaj Kukesit, megjithate stafi teknik nuk ka deshire te ngutet derisa te marre nje konfirmim te plote per sherimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/