Shkodrani Fabjol Rexhepi që luajti në fazën e dytë të sezonit të kaluar luajti me shumë sukses me Naftëtarin e Kuçovës, dëshiron të jetë edhe në sezonin e ri pjesë e kësa skuadre. Portieri 20 vjeçar ka mbetur i kënaqur me trajtimin që i kanë bërë drejtuesit e kësaj skuadre dhe po ashtu, edhe këta të fundit kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e tij. Pikërisht këto paraqitje të tij ndihmuar që Naftëtari të fitonte të drejtën për t’u ngjitur në kategorinë e parë në fund të sezonit. Në kushte të tilla, Rexhepi dëshiron të jetë edhe në vazhdim pjesë e kësaj skuadre. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai në një prononcim të tij për gazetën online shkodrasport,com vetë portieri shkodran kur ka thënë: “Dëshira ime ishte të kthehesha tek Vllaznia, aty ku unë kam ende një kontratë por meqenëse aty nuk ka hapësira, jam i detyruar të gjej një skuadër tjetër. Dhe përderisa në Kuçovë me Naftëtarin ia kalove shumë mirë fazën e dytë të sezonit të kaluar, dëshiroj të vazhdoj sërish me këtë skuadër. Ende nuk i kam mbyllur përfundimisht bisedimet me drejtuesit e këtij klubi por me shumë mundësi unë do të vazhdoj të jem pjesë e Naftëtarit edhe në sezonin eri”. Tek Vllaznia aktualisht janë tre portierë: Vujadinoviç, Gjokoviç dhe shkodrani Hallunaj dhe në këtë mënyrë nuk ka vend për një të katërt e për këtë arsye Rexhepi do vazhdojë të luajë jashtë Shkodrës.
www.shkodrasport.com