Prej dy javësh në stërvitje me ekipin e Vllaznisë mungon portieri Erind Selimaj. Ai është dëmtuar në stërvitje pikërisht para ndeshjes me Veleçikun dhe aktualisht është në fazën e rikuperimit.

Nisur nga mungesa e tij stafi teknik ka menduar të ofrojë një portier tjetër nga ekipi U-19 për të qenë në stërvitje me ekipin e parë.

Bëhet fjalë për dymetroshin Entoni Shkoza i cili tashmë është bashkë me Alen Sherrin në stërvitje, nën drejtimin e trajnerit Ideal Lekiqi.

Kemi të bëjmë me një portier të ri dhe premtues për të ardhmen. Kujtojmë që Shkoza vetëm pak ditë më parë ka mbushur 17 vjeç dhe jo më kot këto tregues kanë bërë që ai të bashkohet me ekipin në stërvitje gjatë këtyre ditëve.
www.shkodrasport.com