Pas shumë dilemash edhe portieri tjetër i Vllaznisë Erind Selimaj është bindur të rinovojë kontratën.

Mesditën e së premtes mësohet se edhe ai ka hedhur firmë. 29 vjeçari nuk ka qenë shumë i kënaqur nga kushtet e kontratës së re dhe përpos kësaj, ka patur edhe një ofertë tjetër nga një ekip i kategorisë së parë dhe prej kësaj, ka qenë në dyshime.

Megjithatë çdo gjë tashmë ka marrë fund dhe bashkë me Sherrin, Selimaj do të formojë dyshen e portierëve që do të ruajnë katërkëndëshin kuqeblu edhe në sezonin e ri.

Pritet të ketë një konkurrencë të fortë për pozicionin e titullarit sepse secili prej tyre dëshiron të luajë në formacion megjithatë këtë do ta vendosë forma e secilit dhe zgjedhja e stafit teknik.
© shkodrasport.com