Dy dite me pare zyrtarizoi largimin nga Flamurtari i Prishtines dhe nderkohe ne keto 48 ore ne rrjetet sociale nuk kane munguar lajmet qe e shohin Erind Selimajn serish ne porten e Vllaznise per sezonin e ri.
Megjithate vete ai ne nje prononcim per “Shkodra Sport” e pranon deshiren e madhe per t’u rikthyer tek Vllaznia, familja e tij, por deri me tani nuk ka patur asnje kontakt te drejteperdrejte me ndonje drejtues te saj. Ndiqni me poshte intervisten e dhene nga portieri Selimaj per “Shkodra Sport:
– Erind keni deklaruara dy dite me pare se keni mbyllur bashkepunimin me ekipin Flamurtari te Prishtines. Cila ishte arsyeja, perfundimi i kontrates apo renia e tij nga Superliga?
Me mbaroi kontrata por drejtuesit e Flamurtarit megjithate me ofruan rinovim por nuk e pashe te arsyeshme te vazhdoja me aty dhe vendosa te largohem.
– Keni filluar kontaktet me ekipet e tjera?
Kam disa kerkesa dhe kontakte me ekipe te ndryshme, por jam duke menduar dhe besoj se do te zgjedhe me te miren e mundshme per vazhdimin e karrieres.
– Tek Vllaznia nderkohe jane duke kerkuar per portier. Keni patur ndonje kontakt me drejtuesit e saj?
Vllaznia eshte ekipi i zemres, eshte familje per mua dhe çdokush deshiron te beje me te miren e mundshme per te. Por deri tani ne fakt nuk kam asnje kontakt te drejteperdrejte me drejtuesit e saj. Aktualisht kam oferta nga Kosova me shume, por deshira e theksoj, eshte te luaje per vendin e lindjes.
– Ku mund t’iu shohim ne sezonin e ri, serish ne Kosove apo ne Shqiperi?
As une personalisht nuk mund t’iu jap nje pergjigje perfundimtare. Jam ndjere shume mire kudo ku kam luajtur dhe kete kerkoj çdo here, te mund te jap me te miren kudo qe te luaj.
www.shkodrasport.com