Shpresat e Shqipërisë kanë barazuar 1-1 me Bjellorusinë në takimin e dytë ndaj këtij kundërshtari brenda 3 ditëve, ku në ndeshjen e parë fituam 3-2.
E veçanta e këtij takimi ka qenë autori i golit të Shqipërisë, pikërisht Gentian Selmani, i cili barazoi rezultatin në 1-1 në minutat e shtesës.
Gardiani kuqezi, i cili mbante edhe shiritin e kapitenit, ishte përfshirë në formacionin titullar nga Bushi, një mundësi më shumë për t’u ndjekur nga menaxherë të shumtë që po shihnin takimin e sotëm.
Ai nuk ka zhgënjyer kur në fund të ndeshjes, ka dalë në sulm për të ndihmuar ekipin të merrte këtë barazim me një devijim vendimtar.
Bjellorusët e shënuan golin e parë që në minutën e tretë, ndërsa thuajse të gjithë pjesën e dytë e luajtën me një lojtar më pak, pasi ndëshkimit të Shibun me kartonin e kuq.
Ne kete ndeshje, ne formacionin e kombetares tone kane qene serish si titullare edhe dy futbollistet e Vllaznise, Ardit Krymi dhe Erald Çinari.
www.shkodrasport.com