Vllaznia nuk po gjen dot fitoren prej 270 minutash, por ka me çfarë të krenohet. Veç dy golave që i ka shënuar Tiranës, 3 ndeshje i kanë mbyllur me rrjeta të paprekura.

Dhe merita është pa diskutim e mbrojtjes dhe portierit, që nga java në javë po japin më shumë siguri. Alen Sherri mendon se skuadra po funksionon më së miri, ndonëse evidenton se ka ardhur edhe koha që sulmi të zhbllokohet. Dhe në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, 21- vjeçari mendon se zgjidhja do të vijë ndaj Burrelit.

Morët një pikë në Durrës, mjaftueshëm?

Për mënyrën se si shkoi takimi, mund të them se kemi marrë më të mirën. Përballuam një skuadër të fortë, edhe pse mbetëm me një lojtar më pak. Pavarësisht presionit që bënë vendësit, mund të them se edhe në pjesën e dytë kishim mundësitë tona. Megjithatë, ajo pikë na vlen shumë, qoftë për të rikuperuar sadopak ato pikë që lamë me Tiranën në fushën tonë. Mendoj se po të ishim treguar më koncizë në sulm, do të kishim marrë maksimumin.

Keni pësuar vetëm dy gola në 4 javë, po sulmi kur do të zhbllokohet?

Mendoj se skuadra po shkojë te goli dhe kjo do të mjaftonte që lojtarët e këtij reparti të çlirohen. Dhe nëse zhbllokohemi, atëherë do të themi se po vjen Vllaznia që edhe ne po punojmë.

Nga kupa në kampionat, ku është e përqendruar më shumë vëmendja e Vllaznisë?

Mendoj se dy përballjet janë krejtësisht të ndryshme. Me Burrelin do kërkojmë që të gjejmë rrugën e rrjetës dhe përveç kësaj të sigurojmë pse jo që në këtë takim kualifikimin. E megjithatë, ky 90- minutësh do t’u shërbejë më funksionon mirë në manovrën mbrojtëse. Sa u përket golave të shënuar, 1 është shumë pak për ne. Gjithsesi, shpresoj dhe besoj se edhe reparti i sulmit do të kthehet aty ku të gjithë duam. Që në takimin me Burrelin në kupë, skuadra do të dijë të shumë lojtarëve të sulmit. Vëmendja kryesore sigurisht është te Luftëtari.

Lejohen më hapat fals?

Është një përballje ku hapi fals nuk na falet. Presioni është krejt normal, pasi na duhet fitore me çdo kusht, por kurrsesi nuk duhet ta mendojmë si një duel të lehtë dhe të fituar pa hyrë në fushë. Pavarësisht situatës që mund të ketë kaluar Luftëtari, janë skuadër që të nxjerrin probleme. Te ne nuk duhet që të ketë vend për nënvlerësim. Ne duhet ta vlerësojmë drejt dhe të marrim atë që të gjithë presin: fitoren. Në renditje janë poshtë nesh, ndaj do tentojmë që t’i mbajmë larg. Por e thashë, që duhet kujdes maksimal.

Mund të presim një Vllazni edhe më të mirë në vazhdimësi?

Nisja mund të ishte edhe më e mirë, por gjithsesi është e kënaqshme. Kam besim se nëse arrin shpejt që edhe sulmi të dalë te goli, atëherë gjërat kanë për të shkuar super. Shpresoj që ashtu si po funksionon ekipi në mbrojtje, të rritemi edhe në manovrën sulmuese. Nëse e zgjidhim këtë ngërç, do jemi mes pesë skuadrave të para në tabelë.