Për meritë të tij Vllaznia arriti të merrte një pikë në Gjirokastër. Portieri Alen Sherri është i lumtur për faktin që skuadra e tij nuk pësoi gol dhe për barazimin, pasi një pikë në Gjirokastër, sipas tij, është një rezultat i mirë:
“Ishte një ndeshje si gjithë të tjerat, unë mundohem të jap maksimumin.
U mundova të bëj detyrën, sepse ne portierët në fund të fundit, këtë punë kemi, të ruajmë portën të paprekur. Jam i lumtur që nuk pësuam gol edhe në këtë ndeshje.
E kemi kthyer presionin në forcë dhe kemi ardhur për të fituar në Gjirokastër.
Terreni ishte shumë i vështirë dhe nuk na lejoi të bëjmë atë lojë që ne dimë të bëjmë. Jam i kanaqur me pikën, sepse fusha e Luftëtarit është shumë e vështirë.
Besoj se çdo talenti, nëse punon, nëse stërvitet shumë orë, do t’i vijë rasti, do t’ia shpërblejë Zoti”, – ka thënë pas ndeshjes portrieri i Vllaznisë, Sherri. /Vipsport/