Mjafton nje fitore dhe futbollistet kthehen menjehere ne idhuj. Nuk e kemi fjalen per Lionel Messin apo Kristiano Ronaldon, por “idhuj” mund te behen edhe futbollistet e Vllaznise.
I ka ndodhur keshtu sot portierit Alen Sherri. Kuptohet qe gezimi ka qene i madh tek tifozet per fitoren e thelle 4-0 te arritur ndaj Skenderbeut dhe si rrjedhoje ne fund te ndeshjes, nje grup femijesh te vegjel kane pritur tek dera e stadiumit daljen e idhujve te tyre.
Ata kane thirrur ne kor emrin e portierit Sherri dhe dikush ka nxituar ta nxjerre ate nga dhomat e zhveshjes per t’i mbeshtetur femijet qe e admirojne ate. E ka bere nje gje te tille, i ka pershendetur dhe eshte kthyer serish andej nga erdhi per te hyre ne fushe.
Vllaznia ne fakt ka nevoje edhe per keta femijet e vegjel, ata qe i shohin futbollistet aktuale si te rendesishem, ashtu siç ka ndodhur gjithmone ne stadiumet tona.
www.shkodrasport.com