Tek Vllaznia jane ndryshuar trajneret por situata me porten vijon te jete e njejta. Ne mes te katerkendeshit ne dy ndeshjet qe skuadra drejtohet nga trajneri Hysen Dedja, ka qene maqedonasi Andreja Efremov.

Sidomos ne takimin e kupes me Teuten, ai ka gabuar jo pak, megjithate luajti si titullar edhe sfiden e djeshme ndaj Bylisit. Kjo ka bere qe portieri tjeter- Alen Sherri, te vijoje te qendroje ne pankine.

Nje situate e tille kuptohet qe nuk i pelqen atij dhe 22 vjeçari ka kohe qe po mendon largimin nga Vllaznia ne fundin e ketij sezoni kur dhe i perfundon kontrata me Vllaznine.

Emri i tij ka filluar te lakohet tek Tirana apo dhe ndonje ekip tjeter dhe ne kete mes duket se ka diçka te vertete. Nderkohe gjate dites se djeshme, i pranishem ne “Loro Boriçi” ka qene edhe menaxheri i njohur Andi Matraxhiu i cili pas ndeshjes eshte pare te takohet me portierin Sherri ne ambjentet para stadiumit.

Me siguri qe Matraxhiu po mundohet t’i gjeje “strehen” e re portierit shkodran, gjithsesi per ta mesuar kete gje duhet pritur deri ne fundin e muajit korrik.
www.shkodrasport.com