Kaljari ka barazuar 3 me 3 përballë Milanit. Sfida e vlefshme për javën e 12-të të Seria dhuroi spektakël, ndërsa ky ishte moment historik për shkodranin Alen Sherrin.

Portieri i Kombëtares shqiptare debutoi nga minuta e parë në një ndeshje të Seria A me Kaljarin. Skuadra e tij ndërkohë arriti të ndalë Milanin, që luante pas euforisë së fitores me Realin e Madridit.

Ishin vendasit që tundën rrjetën të parët me gol në minutën e 2-të. Dhe pse kuqezinjtë e Milanit kaluan dy herë në avantazh, golin përmbyllës e realizoi Kaljari.

Dopietë e Zapas te Kaljari dhe Leaos te Milani, që ishin protagonistët e kësaj sfide.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

KALJARI 3-3 MILAN

2′ Zortea, 54′, 89′ Zapa – 15′, 40′ Leao, 69′ Abraham