Pas pervojes ne fazen e pare me Dinamon e Ferizajt ne fazen e pare, portieri shkodran Entoni Shkoza nga sot ka nisur nje pervoje te re per karrieren e tij dhe serish ne Kosove.
Ka qene klubi i Rahovecit i cilit e ka prezantuar sot zyrtarisht si njerin prej blerjeve te tij te reja 23 vjeçarin shtatelarte, me te cilin mendon se e ka “blinduar” porten e skuadres se tij e cila merr pjese ne Ligen e Pare te futbollit kosovar.
“KF Rahoveci ka arritur një tjetër transfer të rëndësishëm, duke siguruar portierin Entoni Shkoza nga FC Dinamo. Ky transfer mund të jetë një shtesë e rëndësishme për ekipin, sidomos në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në prapavijë. Shkoza ka treguar aftësi të forta në mbrojtjen e portës dhe mund të sjellë eksperiencë të vyer në skuadrën e Rahovecit”- shkruhet ne faqen e ketij klubi.
Ne kete menyre, Shkoza do te mundohet te tregoje me se miri edhe aty vlerat e tij teksa tashme ka krijuar nje emer te mire ne futbollin kosovar dhe jo me kot ka patur disa oferta, por ne fund ka zgjedhur Rahovecin. Kujtojme qe ai eshte formuar tek Akademia Vllaznia dhe me pas ka mbrojtur porten e ekipit Vllaznia U21 me te cilin u shpall kampion dy sezone me pare.(www.shkodrasport)