Portieri shkodran Kristian Rroku nuk ka mundur dot qe ta çoje deri ne fund aventuren e tij tek skuadra e kategorise se pare- Tomori dhe si rrjedhoje i ka nderprere maredheniet me kete skuader.

Ai ka qene titullar i padiskutueshem ne te gjitha ndeshjet e ketij sezoni per skuadren beratase dhe ndonese eshte munduar te beje me te miren per te, ne fakt ecuria jo e duhur e Tomorit ka bere qe edhe vlerat e ketij portieri te mos dalin ne pah ashtu si duhet.

Ne media sot eshte bere e ditur se Rroku ka terhequr dokumentacionin nga klubi i Tomorit dhe tashme ai eshte nje futbollist i lire dhe do te nise perpjekjet per te gjetur nje ekip tjeter gjate merkatos se janarit.

Kristian Rroku eshte me origjine nga Shkodra por ka lindur ne Greqi dhe gjate karrieres se tij eshte formuar si futbollist fillimisht tek Akademia e AEK Athine, me pas tek Olimpiakos, Ionikos dhe Rodos, nderkohe qe ne janarin e ketij viti erdhi tek Flamurtari.

Vlonjatet e huazuan tek Turbina, nderkohe qe ne kete sezon, portieri shkodran prishi kontraten me vlonjatet duke firmosur ne Berat, por edhe aty gjerat nuk i shkuan ashtu si duhet dhe per kete arsye do shohe opsionet e tjera./SHKODRA-SPORT.COM/