Laçi dhe Vllaznia u ndane ne barazim 2-2 ne sfiden mes tyre te luajtur tre dite me pare ne Laç dhe protagoniste te kesaj sfide u bene edhe dy portieret, Jukaj dhe Molla. Dy shkodranet kane kontribuar per skuadrat e tyre me pritjet qe kane bere duke mos lejuar te pesojne gola te tjere.
Vllaznia ne pjesen e dyte ishte superiore ne fushe dhe perpos dy golave te Çobes dhe Mensah, mund te kishte shenuar edhe te tjere, por ka ndeshur ne nje pengese te forte: Portierin Marco Molla.
Shkodrani qe ka debutuar pak kohe me pare me kurbinasit, eshte vleresuar nga faqet e statistikave me noten me te larte nder lojtare e Laçit, 7.7, duke lene pas kapitenin Prodani (7.2) dhe Manellarin (7.1).
Ky padyshim qe eshte nje motiv me shume per 22 vjeçarin e lindur ne Itali dhe me origjine nga Shkodra. Ai kuptohet qe ende nuk eshte ne formen e tij me te mire sepse ka disa kohe pa luajtur futboll, megjithate nga ndeshja ne ndeshje po e rrit performancen e tij dhe me siguri qe ne te ardhmen do ta shohim duke luajtur ne nivele te larta.
Jo me kot ai para tre vitesh, kur ishte vetem 19 vjeç pat firmosur kontrate profesioniste me ekipin e Bolonjes ne Seria A. Laçi ka besuar ne aftesite e tij dhe me siguri qe nuk do te zhgenjehet, perkundrazi…(www.shkodrasport.com)
