Portieri shkodran Tomas Kiri ka lene Kastriotin dhe tashme po mendon per te ardhmen e tij. 19 vjeçari ka luajtur ne sezonin e fundit si i huazuar me krutanet dhe tashme kjo periudhe ka perfunduar duke bere qe ai te rikthehet serish tek ekipi i Tiranes.

Kjo ngaqe siç eshte bere e ditur, ish- portieri i Akademise Vllaznia ka firmosur ne veren e vitit 2022 nje kontrate trevjeçare me Tiranen dhe ne sezonin e pare ka luajtur me ekipin U19, nderkohe qe ne te dytin u huazua tek Kastrioti.

Me kete te fundit ne fakt nuk eshte se gjeti shume hapesira aktivizimi sepse ka luajtur vetem ne 6 ndeshje dhe kjo natyrisht qe eshte diçka e cila nuk i ka vlejtur sepse Tomasi eshte vetem 19 vjeç dhe ka nevoje te luaje.

Me bardheblute nderkohe ka edhe nje vit kontrate dhe duhet pare nese do te qendroje tek kjo skuader apo do te huazohet serish tek ndonje tjeter, por pse jo edhe te largohet perfundimisht nga kryeqyteti. Nje gje e tille do te vendoset ne ditet e ardhshme./www.shkodrasport.com/