Elhan Kastrati do ta vazhdojë karrierën e tij në klubin e Serisë B, Çitadela. Portieri shqiptar ishte së fundmi pjesë e Trapanit në Serinë C, klub te i cili ishte transferuar përfundimisht në muajin janar nga Peskara.
Por, tashmë, Kastrati do të ketë sërish mundësinë për të treguar veten në një kategori më të lartë dhe me një klub si Çitadela që këtë sezon ka objektivin të rikthehet në elitën e futbollit italian.
Ndërkohë, në këtë skuadër, Kastrati duhet të luftojë për një vend titullari me portierin tjetër Luka Maniero.
Dhe nëse ia arrin atëherë vëmendja ndaj do të jetë e madhe e në vazhdimësi mund të arrijë edhe një mundësi më e mirë për karrierën e futbollistit 23-vjeçar. /VipSport/