Veleçiku sot ka arritur të barazojë ndaj Dinamos në një ndeshje me shumë tension brenda. Nuk ka munguar lufta e fortë sportive, kartonat, madje edhe shumë vendime të diskutueshme të arbitrat.

Koplikasit nga ana e tyre mendojnë se blutë kishin ardhur edhe me tre arbitrat me vete në këtë takim. Këtë e tregon më së miri fakti se ata akorduan 11-metërsh që në minutën e 6-të.

Por për të kyçur portën ka menduar portieri Zamir Vjerdha. Ai ka grushtuar topin e gjuajtur nga pika e bardhë prej futbollistit Nuri të Dinamos.

Portieri i huazuar nga Vllaznia po bën një paraqitje shumë të mirë tek Veleçiku dhe është shndërruar në protagonist të saj. Ai është një nga pikat më të forta të kësaj skuadre dhe këtë e ka treguar jo vetëm sot me pritjen e 11-metërshit të Dinamos.

Megjithatë atë duhet ta ndjekin edhe lojtarët e tjerë të ekipit koplikas në mënyrë që ekipi të arrijë objektivin që ka këtë sezon, qëndrimin në kategorinë e parë.
© shkodrasport.com