Nëse Vllaznia ia doli të merrte një pikë sonte ndaj Flamurtarit, përveç sulmuesit Rexha që shënoi dy gola, të fundit pikërisht në minutën e 95-të, meritën më të madhe natyrisht që e ka portieri Miroslav Vujadinoviç. Ai ka qenë “heroi” i Vllaznisë në këtë takim. Ka neutralizuar disa gola të sigurtë duke lënë në lojë skuadrën e tij. Kronika e lojës e vërteton këtë. Në minutën e parë Memelli gjuan nga jashtë zone dhe portieri malazez pret në pozicion.

Në minutën e 5-të është Bratiç që godet fort dhe Vujadinoviç e grushton topin. Në minutën e 29-të Memelli gjuan fort me të majtën dhe portieri i Vllaznisë e grushton topin në korne. Në minutën e 30-të të njëjtin fat ka edhe Lena që nuk arrin ta kalojë atë me gjuajtjen e tij. Në minutën e 89-të Muzaka nxjerr krejtësisht të zbuluar para porte Lenën por vetëm ndërhyrja e Vujadinoviç shpëton Vllazninë nga pësimi i golit të katërt që do ta kishte mbyllur ndeshjen. Në këtë mënyrë, tifozët kuqeblu e kanë bërë vlerësimin për lojtarin më të mirë të ndeshjes, ndërkohë që trajneri dhe pjestarë të tjerë të stafit kanë harruar ta thonë këtë gjë.
www.shkodrasport.com