Nëse portieri I dytë I Vllaznisë Enis Gjokoviç ka patur një ofertë nga Mali I Zi dhe ai ka refuzuar të lërë Vllazninë, e ka patur edhe një arsye më tepër për ta bërë këtë gjë. Burime pranë tijnë bëjnë të ditur se kanë qenë edhe drejtuesit e klubit shkodran ata që nuk e kanë lejuar atë të prishë kontratën. Ka ndodhur kështu, ngaqë Vllaznia nuk ka ndonjë portier tjetër për ta patur të gatshëm si rezervë e për më tepër, në janar skuadra mund të gjendet e papërgatitur ngaqë me shumë mundësi mund të largohet portieri I parë Miroslav Vujadinoviç. Lajmi bëhet I ditur nga burime pranë klubit kuqeblu, sipas të cilit, portieri nga Podgorica po insiston për t’u larguar nga Shkodra. Arsyeja është një ofertë shumë e mirë që ai ka marrë nga një skuadër tjetër.
Nuk ka shumë informacion se cila skuadër kërkon shërbimet e tij por zëra pranë tij thuhet se është një skuadër hungareze. Vujadinoviç në fakt gjatë gjithë verës insistoi për t’u larguar nga Vllaznia pikërisht për shkak të ofertave që kishte. Ai madje ishte gati të paguante edhe një dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh në arkën e klubit për ta lënë të lirë por drejtuesit nuk pranuan duke u justifikuar me faktin se ishte fundi I merkatos dhe nuk kishin ku të gjenin portier tjetër. Portieri malazez në fakt është më I paguari tek Vllaznia teksa ka një kontratë prej 35 mijë eurosh dhe pagesa e një dëmshpërblimi më të madh se vlera e kontratës, tregon për vlerat që ka ai dhe për dëshirën e madhe që skuadra të tjera kanë për ta patur në gjirin e tyre. Por nëse në verë e penguan, në janarin e vitit të ardhshëm, pas rihapjes së merkatos, drejtuesit shkodranë duket se do e kenë shumë të vështirë ta ndalin. Pikërisht për këtë arsye, ata kanë marrë masat njëherë duke ndalur Gjokoviç që të mos largohej dhe mbase nëse vërtetohet ajo që Vujadinoviç do largohet me çdo kusht, mund të tentojnë të marrin ndonjë portier tjetër.
www.shkodrasport.com