Portieri malazez i Vllaznisë, Bojan Zogoviç, vlerëson startin e këtij sezoni, si dhe ndjen keqardhje për pikët e lëna edhe në takimin ndaj Skënderbeut. Në një ekskluzive për “Panorama Sport”, numri një i kuqebluve ka folur edhe për incidentin në pushimin e ndeshjes, teksa ka vlerësuar rolin e qendërmbrojtësit Mevlan Adili në ekip. Gjithashtu, Zogoviç ka besimin e plotë se Vllaznia shumë shpejt do të jetë në krye të renditjes.
Si e vlerësoni këtë fillim të Vllaznisë?
Sipas mendimit tim, fillimi është i mirë, edhe pse mendoj se meritonim më shumë pikë. Patëm 3 ndeshje derbi dhe një vizitë shumë të pakëndshme të Skënderbeu. Kishim momente të mira, por morëm 6 pikë. Ne ende nuk kemi humbje dhe duhet të vazhdojmë në një ritëm pozitiv.
Barazimi kundër Skënderbeut, a mund të ishin marrë tri pikë në këtë takim?
Po, ne kishim shanset tona me një lojtar më pak edhe pse luajtëm pak më keq në 20 minutat e para të lojës, por më vonë filluam të luanim më mirë dhe mendoj se mund të kishim shënuar.
Sa ndikon paraqitja e kartonit të kuq të Adilit në arritjen e tri pikëve kundër Skënderbeut?
Adili është një nga liderët e ekipit tonë në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. Sigurisht që na mungoi në pjesën e dytë.
Si e gjykoni atë që ndodhi mes Adilit, Zguros dhe Memelit?
Nuk do të komentoja aq shumë. Por nuk mendoj se Adili duhet të kishte marrë një karton të kuq. Ato gjëra ndodhin.
Çfarë nuk do t’i shkojë këtij ekipi në këto katër javë?
Unë mendoj se ne kemi një ekip të madh. Duhej të rregullohen disa gjëra të vogla në disa situata dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur.
Reparti i mbrojtjes duket se ka më shumë mangësi në organizim, cili është mendimi juaj?
Ne ndryshuam realisht disa lojtarë në mbrojtje dhe plus kemi Bulatoviçin, një lojtar i cili është i dëmtuar. Por unë ende mendoj se mbrojtja do të jetë e mirë, sepse ne me të vërtetë kemi mbrojtës të shkëlqyeshëm.
Si e shihni Vllazninë në javët e ardhshme?
Mendoj se do të përgatitemi mirë në këtë pushim për të korrigjuar disa detaje dhe besoj se do të jemi gati për Dinamon dhe vazhdimin e kampionatit. Besoj se do të jemi në krye. Mendoj se do të përgatitemi mirë në këtë pushim për të korrigjuar disa detaje dhe besoj se do të jemi gati për Dinamon dhe vazhdimin e kampionatit.
Vllaznia pret Dinamon pas gati dy javësh, si e shihni këtë sfidë?
Do të jetë një ndeshje e vështirë. Dinamo ka bërë një skuadër të madhe këtë vit. Kanë lojtarë cilësorë. Ne i respektojmë ata, por mendoj se ne gjithashtu kemi cilësitë tona edhe në atë ndeshje./panorama-sport.com/