Ka pesuar gol qe ne minutat e para te finales se mbremshme ndaj Laçit (ndonese jo per faj te tij) dhe kuptohet qe ashtu si gjithe shkodranet do te jete ndjere keq, por Bojan Zogoviç nuk ka rene ne panik.
Fale edhe pervojes se tij, ai eshte munduar t’u jape zemer shokeve te skuadres e cila reagoi dhe perfundimi eshte ai qe dime te gjithe, fitoren 2-1 te Vllaznise dhe ngritjen lart te trofeut per te dytin vit rradhazi.
Portieri malazez i kuqebluve eshte shume i lumtur sepse per ka kontributin e tij ne te dy keto suksese, nderkohe qe permes nje postimi e bere ne rrjetet sociale, konfirmon vazhdimin e bashkepunimit, te pakten edhe per ndeshjet europiane.
“Cfare nate! Sezoni i dytë dhe fitoi kupën e dytë. Jam shumë krenar dhe i lumtur sepse jemi pjesë e historisë. Faleminderit familjes, miqve, lojtarëve, trajnerëve, drejtuesve të klubit dhe tifozëve tanë. Misioni i radhës “UEFA Conference Leauge”./SHKODRA-SPORT.COM/