Portierja shkodrane Ardiola Raxhimi ka bere sot “pritjen” e jetes se saj. Ajo eshte shtuar me djale dhe padyshim qe ky ka qene momenti i nje kenaqesie dhe lumturie te madhe per te dhe bashkeshortin e saj.

Te gjithe e kane ende ne kujtese, ate sakrifice qe Ardiola beri pak muaj me pare kur luajti ne finalen e Kupes se Shqiperise ndaj Apolonise duke qene 17 javeshe shtatezene.

E beri nga deshira e madhe per te qene edhe ajo ne fushe dhe per te kontribuar ne fitoren e nje tjeter trofeu dhe ne fund ia doli. Madje per kete sakrifice, vajzat e tjera te ekipit ia lane Ardioles te drejten per ta ngritur e para kupen.

Qe prej atij momenti e me pas ajo i eshte perkushtuar shtatezanise por ka qene shpeshhere prane ekipit ne shume prej ndeshjeve te tij.

Sot nderkohe, ka ardhur ne jete Anuari dhe ky padiskutimi qe ka qene lajmi me i mire per familjet Raxhimi e Myftia. Gazeta “Shkodra Sport” i uron Ardioles jete te gjate per djalin dhe kuptohet nje rikthim sa me te shpejte ne fushen e lojes.

Vete ajo pese muaj me pare e pat premtuar se viti 2021 do ta gjente serish ne porten e Vllaznise, por tashme me nje tifoz me shume duke ndjekur mamin e tij duke luajtur, Anuarin e vogel./SHKODRA-SPORT.COM/