Nga Fabiola CAKA

Shkodra ka prodhuar vazhdimisht talente të rinj të cilët është e pamundur t’i injorojmë pasi janë ato të cilët i japin frymë dhe e nderojnë këtë qytet. Një ndër to është Matilda Tanushi, futbollistja e ekipit “Juban Danja”, por edhe e ekipeve kombëtare të moshave. Vetëm 16 vjeçe, por ajo ka spikatur dhe jo më kot është bërë së fundi edhe pjesë e kombëtares së të rriturave.

E lindur në 28 shtator të vitit 2004 në Shkodër dhe banuese në Laq Vau-Dejës, Matilda ka guxuar duke thyer mentalitetin e zonës ku jeton dhe ka realizuar pasionin dhe ëndrrën e saj për futbollin.Luan me ekipin e parë të femrave të krijuar në Shqipëri,Juban Danja-Murlanin,mban numrin 17 dhe ka qenë protagoniste e shumë ndeshjeve duke tërhequr vëmendjen e trajnjerëve dhe teknikëve të futbollit me paraqitjet e saj.

KOMBETARJA- Tanushi është vetëm 16 vjeç dhe është pjesë e Komëbatares së Shqipërisë të moshave U17 ku është caktuar edhe si zëvendeskapitene. Nuk kanë munguar as grumbullimet me Kombëtaren A të femrave gjithashtu.

PIKAT E FORTA: Këmba e saj e preferuar është e majta. Dallohet për fizikun e saj, shpejtësinë dhe teknikën. Për këtë arsye Tanushit nuk mund t’i vendosim një rol të caktuar pasi i realizon mjaft mirë mbrojtjen e krahut si dhe rolin e mesfushores. Idhulli i saj është ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

SAKRIFICAT– Për Matilden nuk ka qenë e lehtë për t’i arritur të gjitha këto. Ajo e ka nisur futbollin në moshën 11 vjeçare,në një ditë rastësore shkolle ku mori vesh lajmin se trajnoheshin vajza futbolliste. Me deshirën dhe vullnetin e saj si dhe aprovimin e familjes Matilda u rregjistrua tek ekipi Juban-Danjës.

Edhe pse në një moshë të vogël i duhej të ndiqte njëkohësisht shkollën edhe stërvitjen në çdo ditë të javës.Por mes vështirësish dhe sakrificave familjare futbollistja ka treguar se vetëm falë mbështetjes së familjes dhe përpjekjeve të saj,i’a ka dalë të arrijë këtu ku është sot.

FILLIMI– Ishte Paula Jaku,vajza e Presidentit të ekipit Ferdinand Jaku,e cila si trajnjere e ekipit të moshave U13 të Jubanit,s tërviti dhe e trajnoi Matildën duke e pasuar tek ekipi i të rriturave.

KARRIERA– Sot Matilda numëron 6 vite karrierë si pjesë e ekipit të Juban Danja-Murlanit, 9 ndeshje zyrtare me Kombëtaren Shqiptare por ëndrra e saj nuk ndalet këtu pasi synimet e saj shkojnë përtej kufinjve.Dëshira më e madhe e Tanushit është të luajë me klube të mëdha të Europës dhe të vazhdojë të bëjë krenar prindërit,të afërmit dhe miqtë e saj.

Kujtojmë se në turneun e mbajtur para një viti Kombëtarja e femrave U17 me në krye teknikun Agustin Kola,arriti tre fitore rradhazi në staidumin “Air Albania” dhe Tanushi ishte një ndër futbollistet që spikati me paraqitjen e saj.