Portugalia ka një listë të gjatë me emra për të vendosur në stolin e kombëtares, por ëndrra e madhe është Jose Mourinho.

Çdo gjë duket e arritshme dhe shpresat e tifozëve për të vendosur në pankinë “Special One” është shume e madhe.

Roma është shumë e lumtur me trajnerin e saj dhe nuk kërkon aspak që ta ndryshojë, aq më tepër tani në mes të sezonit. Drejtuesit kryeqytetas kanë një kontratë që e mban “lidhur” Mourinhon deri në vitin 2024.

Federata Portugeze, kërkon që trajneri të përkushtohet maksimalisht ekipit kombëtar dhe të mos ketë një punë të “dytë”.