Shqipëria e Femrave u mund ditën e sotme minimalisht 0-1, në takimin e dytë në grupin E kualifikues për Europianin e vitit 2021.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, takimi u vendos vetëm nga një gol i luzitanes Silva, në minutën e 15-të, e cila me një të djathtë të fortë brenda zone, nuk i la asnjë shans portieres Rexhepi.

Shqipëria e trajnerit Vioresin Sinani, u përpoq që të reagonte, dhe rastin më të mirë e kishte në minutën e 33-të, ku Megi Doçi u ndal vetëm nga traversa. Në vijim e ndeshjes, miket dominuan duke qarkulluar më shumë topin, por nuk mundën të shënojnë golin e dytë, ndërsa as femrat kuqezi nuk arritën të barazojnë.

Në fund, takimi u mbyll me humbje 0-1, dhe kjo ishte disfata e dytë për Shqipërinë e Femrave pas 2 ndeshjesh në grup, teksa në sfidën e parë u mund nga Finlanda.

FT | Shqipëri F-Portugali F 0-1

GOLAT: Silva 15′