Armando Vajushi, është një hap CSKA-së. Katër ditë më parë se CSKA-ja interesohej për shkodranin dje gjërat janë bërë serioze. Vetëm zyrtarizimi bën që Vajushi të jetë lojtar i CSKA-së së Sofjes. Liteksi ka pranuar që japë katër futbollistë për skuadrën e madhe kryeqytetase dhe njëri prej tyre është Armando Vajushi. Nëse kalon tek CSKA-ja, Vajushi do pasojë një shqiptar tjetër Altin Haxhin që është aktivizuar me këtë skuadër vite më parë. Para disa ditësh të gjitha mediet bullgare lakonin emrin e shkodranit për kalimin e tij në kryeqytet me ekipin legjendar. Lojtari kërkohet me ngulm nga CSKA-ja që është ekipi më i madh bullgar. Sipas asaj që raportonin mediet vendëse “shkes” për këtë kalim të mundshëm të Vajushit tek CSKA do të ishte ish-trajneri i tij tek Liteksi, Hristo Stoiçkov.
Ai e konsideron shqiptarin si një nga talentet më të mira që luajnë në kampionatin bullgar dhe po ushtronte presion që me ardhjen e tij në kryeqytet të afrohet Vajushi dhe disa talente të tjera. Hristo Stoiçkov ka mbajtur një qëndrim më tepër se pozitiv kundrejt lojtarit, duke e stimuluar atë. Lojtari i ri shqiptar mbërriti te Liteksi në merkaton dimërore të vitit 2011, me një transaksion tipik për klubin nga Loveçi. Normale, për një transfertë modeste të paguar për një të ri të panjohur, por lojtar të talentuar. Vetëm 100 mijë euro mori klubi shqiptar i Vllaznisë së Shkodrës, dhe që duket se e ka justifikuar deri në qindarkën e fundit.