Luan prej disa javesh rregullisht ne formacion si titullar dhe nga ndeshja ne ndeshje po tregon gjithnje e me shume personalitet. E kemi fjalen per mesfushorin 19 vjeçar Rejan Alivoda.

Por e sotmja ndaj Kukesit me shume mundesi mund te konsiderohet ndeshja me e mire per kete futbollist. Ndoshta ngaqe edhe trajneri Josa tashme e ka vendosur ne pozicionin e tij te preferuar ne mesfushe, ate te mesfushorit ofensiv, nderkohe qe Boshnjaku e Jonuzi formojne “digen” pas tij. Dhe ky pozicion i ri, i ka dhene mundesine Alivodes te jete me prane portes kundershtare.

Dhe ndonese ky eshte sezoni i tij i pare me te rriturit e Vllaznise, Alivoda po tregon gjithnje e me shume personalitet dhe kete e beri edhe sot, ku i mungoi vetem shenimi i golit.

Ne fakt e tentoi shume, e ka goditur porten e Kukesit plot 5 here gjate ndeshjes, me koke dhe me kembe dhe ndoshta mungesa e fatit nuk i dha kenaqesine e te shenuarit te te parit gol me fanellen e Vllaznise. Jo vetem kaq, por Rejan eshte dalluar edhe per vertikalizimet e lojes dhe veprime te tjera shume te bukura.

Kuptohet qe ka bere edhe gabime ne pasime, por e pergjithshmja eshte pozitive dhe me siguri qe edhe ne ndeshjet e ardhshme do ta shohim gjithnje e me lart dhe Vllaznia ne kete menyre po fiton nje lojtar te se ardhmes./SHKODRA-SPORT.COM/