Futbollisti shqiptar I Shkëndijës, Armend Alimi ka rezultuar pozitiv në testet për Covid-19, ndërsa nuk do të udhëtojë me tetovarët drejt Azerbajxhanit në ndeshjen e vlefshme për Europa League ndaj Sumgayit.

Lojtari është asimptomatik dhe në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa qëndron në izolim.

Lajmi është konfirmuar nga klubi kuqezi, që do të udhëtojë sot drejt vendit azer, aty ku kërkohet fitorja ndaj një kundërshtari “të panjohur”.

Ndeshja do të luhet nesër në orën 18:00./newsport/