Pa dy mbrojteset e qendres ne dispozicion, por me shume besim se mund t’ia dalin te mundin Ferencvarosh, trajneri i Vllaznise se femrave Nikolin Leka shprehet se skuadra do luftoje fort per kualifikimin.
Ne nje lidhje nga Polonia pak ore para ndeshjes se vlefshme per turin e pare te Liges se Kampioneve te Europes ndaj kampiones hungares, trajneri shkodran per “Shkodra Sport” eshte shprehur ne kete menyre:
“Kuptohet qe mungesat tona jane te rendesishme sepse kemi te bejme me lojtare cilesore, por Vllaznia ka ne dispozicion 20 lojtare te cilat do te japin me te miren e tyre per skuadren ne kete perballje shume te rendesishme”.
I pyetur per kundershtarin dhe nivelin e tij, Leka do te shprehej: “Ne e pame Ferencvaroshin ne perballjen qe pati me kampionen polake dhe padyshim qe kemi te bejme me nje skuader shume cilesore, por edhe jo te pathyeshme. Per kete arsye, kemi nxjerre pikat e dobeta dhe te forta te tij dhe do te kerkojme ta mundim ne fushen e lojes”.
Nderkohe, sa i takon çeshtjes se kualifikimit, numri 1 i pankines kuqeblu eshte shprehur: “Nese nuk do te kishim besim, nuk do te ishim ketu. Vllaznia ne gjithe keto vitet e fundit eshte perballur shume denjesisht me çdo kundershtar europian dhe per kete arsye, edhe me Ferencvaroshin do te bejme te njejten gje, per te kerkuar deri ne fund kualifikimin”./SHKODRA-SPORT.COM/