Vllaznia ka lënë pas ndeshjen me Dinamon dhe ka nisur tashmë të mendojë për ndeshjen e së premtes ndaj Elbasanit, që do të startojë në orën 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Kuptohet që objektivi i vetëm do të jetë rikthimi tek fitorja, por kjo nuk do të jetë aspak e lehtë.

Gjërat vështirësohen sepse skuadra do të ketë sërish një numër të konsiderueshëm mungesash, e kjo do ia vështirësojë punën stafit teknik për të hedhur në fushë një 11-she fituese.

Ndeshja e kaluar me Dinamon la jo pak pasoja tek kuqeblutë. Dy mbrojtësit, Bajrami e Yago janë ndëshkuar me kartona të kuq në atë takim dhe si rrjedhojë do të jenë mungesa të sigurta për të premten. Po ashtu, sulmuesi Dodaj u largua me barrelë nga fusha për shkak të një dëmtimi dhe duhet parë tashmë situata e tij.

Nga ana tjetër, në ndeshjen e kaluar mungoi për arsye të një gjendje gripale mesfushori Ardit Deliu dhe nuk është e qartë nëse do të luajë këtë herë apo jo. Po ashtu mungoi edhe Kahrimanoviç që ka pësuar një dëmtim dhe nuk ka asnjë garanci se do të jetë ndaj Elbasanit. Ndaj Dinamos mungoi edhe sulmuesi Çoba sepse ka ndjerë disa shqetësime muskulare dhe prandaj edhe ai është në dyshim.

Nëse të gjithë këtyre lojtarëve u shtojmë edhe portierin Qarri dhe mbrojtësin Spahija që mungojnë prej kohësh për arsye dëmtimi, atëherë situata duket edhe më e zymtë megjithatë te Vllaznia e kanë tNëse të gjithë këtyre lojtarëve u shtojmë edhe portierin Qarri dhe mbrojtësin Spahija që mungojnë prej kohësh për arsye dëmtimi, atëherë situata duket edhe më e zymtë megjithatë te Vllaznia e kanë të qartë se mugesat nuk do jenë justifikim dhe objektivi i vetëm do të jetë fitorja.(www.shkodrasport.com)