Pas nderprerjes kete jave te kampionatit per shkak te ndeshjeve te kombetares shqiptare, ai do te rikthehet javen tjeter me ndeshjet e javes se katert te fazes se dyte te tij.

Ne Shkoder do te luhet sfida Vllaznia- Teuta dhe ne kampin shkodran po e pergatisin ne menyren e duhur duke dashur qe ta kalojne me sukses ate, ndonese pritet te kene mungesa ne formacion.

Por duket se edhe Teuta do te kete mungesa per kete ndeshje. Trajneri Bledi Shkëmbi, në sfidën e javës së ardhshme me Vllazninë nuk do të ketë të gatshëm një nga titullarët më të rëndësishëm.

Rustem Hoxha, qendërmbrojtësi durrsak i Teutës, ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Kështu trajneri korçar duhet t’i bëjë llogaritë me një partner tjetër për Arapin. Me siguri Silvester Shkalla do të jetë titullar ndaj shkodranëve në “Loro Boriçi”.

Te tjeret duken te gatshem per kete sfide, megjithate ajo qe do te vendose ne fushen e lojes do te jete padyshim menyra si do te interpretohet ndeshja nga futbollistet e te dy ekipeve.

Vllaznia ne fakt ka gabuar ne kater ndeshje te luajtura ne “Loro Boriçi” duke humbur ne tre prej tyre dhe ka barazuar ne nje tjeter. Nderkohe kujtojme se ne fazen e pare ne “Niko Dovana” keto dy ekipe jane ndare ne barazim 0-0.
www.shkodrasport.com