Egnatia dhe Vllaznia u ndalën në barazim me shifrat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superiores.

Lojtari i ndeshjes u zgjodh Ildi Gruda, i cili doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“Çdo gol është kënaqësi e madhe, po punojmë çdo ditë si ekip për të arritur më të mirën. Praktikojmë çdo ditë penallti në stërvitje dhe ja ku shënova.

Po punoj çdo ditë të arrij 100%, është zgjedhja e trajnerit nëse luaj në fillim apo jo dhe unë do të jap maksimumin tim.”, u shpreh Gruda.