Xherdan Shaqiri refuzoi mundësinë e një transferimi te Mançester Junajtid, sepse dëshironte të punonte me Jyrgen Klopin në “Anfield Road”.
Zbulimin e bën zvicerania “Blick”, ndërsa për yllin e Stok Sitit, këtë verë u interesuan dhe Uest Hemi dhe Sauthemptoni.
Por bisedimet me “djajtë” nuk nisën, sepse Liverpuli e kishte bindur lojtarin e kombëtares zvicerane që të transferohej në Mersejsajd.
“Blick” raporton se shansi për të punuar me teknikun gjerman, ishte një nga arsyet kryesore që e bindi Shaqirin që të zgjidhje “reds”- at.
“E kam admiruar Klopin prej një kohe të gjatë, sepse skuadrat e tij luajnë futboll fantastik dhe ai është një njeri fantastik”, tha 26-vjeçari.