Thuhet se paraja e ngre ujin përpjetë dhe një rast i ngjashëm ndodhi edhe me skuadrën e Kamzës. Dje, kamzalinjtë triumfuan me rezultatin minimal 1-0 ndaj Vllaznisë, që i mjaftoi për të qënë ata në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Ecuri që në fakt nuk pritej të paktën nga skeptikët, të cilët besonin se skuadra e Ernest Gjokës do të sillej në fushë si në fundjavën me Partizanin.
Megjithatë, duket se Bashkia Kamzës i ka marrë masat para këtij takimi delikat, duke i shlyer skuadrës një rrogë të prapambetur. Veprim që ka rritur ndjeshëm adrenalinën te futbollistët në fushë, që i harruan menjëherë problemet, duke prerë një biletë për më tej.
Kujtojmë që ndaj Partizanit, takim i humbur minimalisht 1-0, 8 futbollistë titullar të Kamzës bojkotuan ndeshjen, duke kërcënuar madje dhe me largim./newsport/