Vllaznia e sezonit te ri po merr forme gjithnje e me teper dhe tashme eshte thuajse e formatuar. Me firmat e njepasnjeshme qe drejtuesit e klubit jane duke hedhur ne kontratat me futbollistet e piketuar, gradualisht ekipi po plotesohet.
Prapavija per momentin duket reparti me i kompletuar. Me ardhjen e portierit malazez Bojan Zogoviç, katerkendeshi duket i sigurte, nderkohe qe i dyte do te jete 20 vjeçari Qarri.
Ne mbrojtje ka mbetur edhe ndonje detaj shume i vogel per te zgjidhur sepse reparti duket i plotesuar. Ne krahun e djathte si titullar eshte projektuar Gurishta nderkohe qe i gatshem do te jete Lekaj i cili do te shfrytezoje momentin qe do t’i jepet, pse jo per te qene ai pjese e formacionit.
Me ardhjen e Shehit tashme qendra e mbrojtjes kompletohet dhe duke llogaritur edhe brazilianin Cassius (qe pritet te firmose) sepse do jene kater lojtare per dy pozicione.
Adili dhe Cassius llogariten titullare pa filluar sezonin por nderkohe Shehi e Isufi do te tentojne te bejne mire dhe te bindin stafin se kane edhe ata pretendime per te luajtur.
Dilema e vetme qe ka mbetur per t’u plotesuar eshte ajo e krahut te majte. Maqedonasi Isaevski llogaritet i pazevendesueshem por mbetet per t’u pare se kush do te jete zevendesuesi i tij. Aktualisht ne stervitje me ekipin jane Smajli e Bushaj.
Ende nuk eshte e qarte nese ky vend do t’i besohet ndonjerit prej tyre apo do shikohet edhe ndonje mundesi tjeter. Gjerat do merren vesh shume shpejt dhe e rendesishme eshte qe Vllaznia ka nisur te marre forme.
www.shkodrasport.com