Merr fund ankthi i drejtuesve të kompanisë “Gea Sport”. Këta të fundit tashmë janë më të qetë sepse paraditen e sotme prefekti Paulin Radovani ka firmosur akt- marrëveshjen në mes Bashkisë Shkodër dhe kompanisë zviceriane “Gea Sport”. Prefekti e kishte premtuar një gjë të tillë dhe sot gjithçka është mbyllur ashtu si duhet teksa është hedhur firma e shumëpritur. Që do të thotë se tashmë edhe zyrtarisht pala zviceriane ka marrë në dorë administrimin e klubit shkodran.

Për dy vitet e ardhshme klubi shkodran tashmë do të administrohet nga kjo kompani, drejtuesit e së cilës kanë bërë shumë premtime megjithatë pritet të shohim se çfarë skuadre do të ndërtojnë.

www.shkodrasport.com