Bujar Pregja, specialist moviole, në emisionin “Skaneri i Botërorit”, foli për eliminimin e Brazilit nga Botërori.
Pregja u shpreh se Brazili e ka treguar gjithmonë, se pavarësisht se kanë skuadër të mirë, lojtarët nuk japin maksimumin, për të çuar ekipin deri në fund.
Brazili e ka treguar gjithmonë, se pavarësisht se kanë lojtarë shumë të mirë, ata nuk japin maksimumin në fushën e lojës. Ajo është skuadër që ka talente dhe nuk janë në gjendje për të çuar skuadrën në fund të kompeticionit.
Këtë e kanë treguar disa herë. Në 1982, u eliminuan nga Italia. Skuadër që gjithmonë nuk e merr seriozisht.