Nga Endri ÇINARI
Vllaznia para pak ditësh zyrtarizoi shitjen e Rejan Alivodes. Mesfushori tashmë do jetë pjesë e futbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku në sezonin 2024-25 do mbrojë ngjyrat e Kalba FC. Skuadër nga Dubai që ka siguruar shërbimet e 21-vjeçarit shkodran. Alivoda iu bashkua klubit arab për një shifër që përflitet të jetë rreth 200 mijë euro.
Por largimi i tij pavarësisht se pasuron arkat e klubit, “varfëron” çmimin e futbollistëve tek Vllaznia. Kjo pasi lojtari edhe i kombëtares sonë U21 kap një vlerë prej 350 mijë eurosh në merkato. Dhe në këtë mënyrë ishte futbollisti më i shtrenjtë në rradhët e kuqebluve. Tashmë këtë pozicion si futbollisti më i shtrenjtë tek Vllaznia e mban Ildi Gruda. Sulmuesi pavarësisht se nuk luan prej muajsh ende kap shifrën e 300 mijë eurove në merkato.
Pas tij tek kuqeblutë vijnë emra si: Qarri, Krymi, Deliu , Kahrimanovic dhe Mala. Të gjithë vlerësohen me çmimin e njëjtë në merkato. Atë të 250 mijë eurove. Rritje të vlerës së tyre me nga 25 mijë euro së fundmi ka pasur për dy futbollistë. Konkretisht për Bajramin që tashmë vlerësohet me 200 mijë euro dhe Matouti që tashmë kap shifrën e 225 mijë eurove në treg.
Në total Vllaznia vlerësohet me një shifër prej 4.15 milionë eurosh përsa i përket shifrave të futbollistëve. Shkodranët janë skuadra e katërt më e shtrenjtë në Superiore. Para kuqebluve qëndron në vendin e parë Partizani me 5.4 milionë euro. Të kuqtë ndiqen nga Egnatia me 4.4 milionë euro dhe mbyll treshen e parë Dinamo që vlerësohet me 4.35 milionë euro./www.shkodrasport.com/