Vitin e kaluar i shënoi Vllaznisë kur ishte pjesë e Korabit dhe me atë gol e me atë barazim të dibranëve, “bëri lëmsh” Superligën.

Sivjet është pjesë e Lushnjës dhe premton të bëjë më të mirën për të shënuar sërish dhe për të “bërë lëmsh” sërish gjithçka.

E kemi fjalën për mbrojtësin Elvis Premçi. Në një prononcim të dhënë për mediat në prag të ndeshjes që do të luhet të shtunën në “Loro Boriçi”, ai do të shprehej:

“Tani shikojmë nga ndeshja e radhës me Vllazninë. Ne nuk shohim kundërshtarë tani sepse në çdo ndeshje japim maksimumin, me ato mundësi që kemi.

Unë shpresoj të bëjmë një takim të mirë për vetën tonë. Sigurisht të marrim një pikë, që të falënderojmë trajnerin Gjyla për besimin.

Sapo ka ardhur në drejtimin e ekipit. Një rezultat pozitiv do të ishte mirë edhe për ambientin, për frymën e re që është futur në ekip”, u shpreh qendërmbrojtësi Premçi.

Për këtë arsye, pritet që shkodranët ta vlerësojnë në maksimum këtë sfidë në mënyrë që të mos u përsëritet historia e vjetshme e ndeshjes me Korabin, barazimi në të cilën, çoi në ndeshjen Vllaznia- Tirana për shpëtimin e mosrënies nga Superliga.
© shkodrasport.com