Ka pasur më shumë se pikë për të cilat është luftuar në javën e fundit të Premier League. Bëhej fjalë për miliona, si ato në rastin e West Ham.

Me fitoren kundër Everton, 3-1 në “London Stadium”, West Ham ka marrë plot 4 milionë paundë më shumë, duke arritur një total prej 118.7 milionë paundësh.

Kësisoj, kjo fitore ka vlejtur rreth 5 milionë euro, jashtëzakonisht shumë.

Në totalin e përfitimeve përshihet e drejta televizive, paratë e logos, paratë për qendrat stërvitore dhe rezultatet në fushën e lojës.

Manchester United është klubi që ka përfituar më shumë, 153.6 milionë paundë, ndërsa Manchester City ka marrë 153.2 milionë paundë.

Stoke, skuadra e vendit të fundit, ka marrë 98.8 milionë paundë nga ku të rindërtohet në sezon e ardhshëm.

Vlen për t’u përmendur se veç Stoke dhe West Brom, të 18-të ekipet e tjera kanë marrë 100 milionë paundë ose më shumë. Ja renditja e dhjetë klubeve që kanë përfituar më shumë…

1.Man.Utd           153.6 milionë paundë

2.Man.City          153.2 milionë paundë

3.Liverpool        149.6 milionë paundë

4.Totenham       148.1 milionë paundë

5.Arsenal             145.6 milionë paundë

6.Chelsea             145.2 milionë paundë

7.Everton           131.2 milionë paundë

8.Newcastle       125.5 milionë paundë

9.Burnley            122.3 milionë paundë

10.Leicester       120.7 milionë paundë