Sot, drejtuesit e Federatës së Futbollit anglez do të mbajnë një video-konferencë për të vendosur përfundimisht se çdo të ndodhë me Premier League-n si dhe ligat e tjera të Anglisë.
Sikurse raportohet nga mediet e huaja, çështja kryesore që do të diskutohet do të jetë arritja e një zgjidhje për sezonin që është pezulluar për shkak të Coronavirusit.
UEFA i ka kërkuar të gjithë Federatave mbylljen e edicionit duke zhvilluar takimet në fushë, sapo situata të stabilizohet. Madje është bërë me dije që sezoni mund të vazhdojë edhe përtej muajit qershor duke u luajtur në muajt e verës.
Liverpool është skuadra që pret të mësojë me padurim se çdo të ndodhë, pasi të kuqtë ishin vetëm 2 fitore larg titullit pas 30 vitesh që nuk arrinin të fitonin Premier League-n./newsport/