Brazili do të luajë në cerekfianlet e Botërorit “Rusi 2018” ku përballë do të ketë yjet e Belgjikës. Ndeshja do të luhet në “Kazan Arena” dhe pritet që të dhurojë shumë spektakël.

Udhëheqësi i Brazilit në këtë kampionat është padyshim Nejmar për të cilin autoritetet ruse kanë një premtim të veçantë.

“Ne duam të krijojmë diçka të veçantë”. “Nëse ai Nejmar shënon një hat-trick, ne do të gjejmë një sponsor për t’i dhënë atij një copë toke”.- u shprehën autoritetet ruse.

Por, a i intereson brazilianit toka ne Kazan? Me siguri qe jo. Ai eshte aktualisht nder futbollistet me te shtrenjte te globit dhe atij i mungon vetem trofeu sportiv te cilin do te tentoje ta fitoje.