Kohe fushate elektorale, por premtimi i sotem i kryebashkiakut aktual te Shkodres Bardh Spahia, mund te jete ai me i bukuri i nje kryetari Bashkie dhe me i prekshmi nga te gjithe. Ne shpalosjen e projektit te sportit per periudhen 2023-2027, ne takimin me sportiste e trajnere, ka bere nje premtim shume te rendesishem.
“Mbeshtetja e Akademive te futbollit te Shkodres me mbulimin e tarifes te fushave sportive per ndeshjet zyrtare qe zhvillohen ne Zonen e Shkodres. Ekipet e moshave te futbollit kesisoj do e kene koston zero per zhvillimin e ndeshjeve ne fushat sportive te territorit te Bashkise sepse do te mbulohen nga fondet e ketij institucioni”- ka qene premtimi qe ka marre vemendjen e duhur ne kete prezantim.
Ne salle, i ftuar ka qene drejtori teknik i “Atletik Klub Shkodra” Elis Legata, i cili ne fjalen e tij u shpreh: “Mendoj se eshte premtimi me i bujshem qe keni bere z. Spahia, duke pare ekonomine e dobet te shkodraneve. Ne shume raste femijet nuk vijne ne ndeshje duke nxjerre pretendime te ndryshme, por ne fakt nuk vijne se nuk kane per te paguar leket e fushes.
Dhe nese e premtoni vertete kete gje, ju siguroj se me 200 femijet qe ka Akademia jone do te dale neper Shkoder e t’u them te gjithe se duhet te votojne per ju. Mua dhe shumekujt ne fushen e futbollit nuk i intereson partia. Por kush ben diçka konkrete per ne, do ta mbeshtesim. Por ne rast te kundert, po ju them para te gjitheve se bashke me keto 200 femije do me keni para Bashkise per t’iu kerkuar llogari per premtimin e pambajtur”.
Por çfare perfshin ky premtim i kryebashkiakut aktual? Sot ne Shkoder jane afersisht rreth 1500 femije qe luajne futboll. Shoqata Rajonale e Futbollit ne Shkoder aktualisht organizon rreth 40 ndeshje ne jave, çka do te thote se ne muaj jane 160 ndeshje qe zhvillohen.
Tarifat e ekipeve (femijeve) qe paguajne per te luajtur ndeshjet ne keto fusha, variojne sipas grupmoshave dhe mesatarja qe paguhet per nje ndeshje eshte rreth 25 mije leke te vjetra. Pra, ne total shuma qe Bashkia Shkoder do te financoje per te paguar keto fusha eshte rreth 4 milione leke te vjetra ne muaj.
Kampionatet zakonisht fillojne ne muajin tetor dhe mbarojne ne fund te qershorit, çka do te se jane 9 muaj aktivitet dhe per kete arsye, shuma qe do te financohet eshte rreth 36 milione leke te vjetra. Nje shume as e vogel, por as e madhe sepse do te jete nje ndihme e jashtezakonshme per femijet dhe prinderit e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/