Vllaznia po kalon momente te bukura dhe fitorja e fundit ndaj Tiranes ka shtuar edhe me shume entuziasmin ne kampin shkodran. Tani shumekush ka filluar te mendoje per titullin kampion ne fund te ketij sezoni, megjithate eshte shume heret.

Gjithsesi askush nuk i pengon njerezit te mendojne dhe te enderrojne kete gje dhe ne kete mes po perfshihen dashje pa dashje edhe vete pjestaret e ekipit te Vllaznise.

Kapiteni i Vllaznise Erdenis Gurishta ka qene i ftuar mbremjen e se henes ne emisionin “Procesi Sportiv” ku eshte ngacmuar se çfare ka menduar si feste ne rast titulli ne fundin e ketij sezoni. Dhe pergjigja e tij ka qene e tille:

“Une mendoj se ky eshte viti i Shkodres, Luizi do fitoje “Big Brother” dhe Vllaznia do te shpallet kampion. Ne marrim çdo dite shume mesazhe dhe padyshim qe te gjithe e mirepresin titullin kampion kete sezon.

Çfare do bej une nese ndodh kjo e fundit? I kam premtuar te fejuares time qe nese shpallemi kampion kete sezon, dasmen do ta bejme ne stadium”./SHKODRA-SPORT.COM/