Ka qene mbreme i pranishem ne ceremonine e organizuar nga gazeta jone per te shpallur “Personazhet me te mire te vitit 2022” dhe beri nje premtim per te bashkepunuar vitin e ardhshem me “Shkodra Sport” edhe Bashkia Shkoder ne menyre qe aktiviteti te behet edhe me i bukur.

E kemi fjalen per kryebashkiakun e Shkodres Bardh Spahia. Nje gje te tille e ka bere edhe diten e sotme permes nje postimi ne faqen e tij ku perpos vleresimit per organizimin e gazetes tone, uron sportistet dhe trajneret shkodrane qe te vazhdojne te na bejne krenare.

“Ceremonia e vlerësimit të “Më të mirët 2022” nga gazeta Shkodra Sport. Pas një viti të mbushur me arritje për shumë sportistë, kjo është një mbyllje e bukur e vitit.

Përgëzime gazetarit Gjergj Kola për organizimin, i cili natyrisht siç edhe e shpreha gjatë ceremonisë, do të ketë vitet në vazhdim mbështetjen e Bashkisë Shkodër.

Urime të gjithë sportistëve, trajnerëve dhe ekipeve të Vllaznisë. Le të vazhdojnë të na bëjnë krenar dhe me më shumë arritje në 2023”- shkruan kryebashkiaku Spahia./SHKODRA-SPORT.COM/