Vllaznia ndodhet në një moment të vështirë gjatë këtyre sezoneve të fundit, teksa edhe këtë herë është duke luftuar për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.
Megjithatë, pavarësisht këtyre momenteve të vështira, rezultatet janë duke ardhur për Vllazninë dhe shpresa për të qëndruar në Superiore është shtuar.
Në një intervistë për “Vip Sport”, autori i dy golave kundër Skënderbeut, Andi Ribaj është shprehur se këto gola kanë një dedikim të veçantë, ndërsa premton se Vllaznia mbijeton edhe këtë sezon.
Nga “ferri” në “parajsë”. Një sezon jo shumë pozitiv dhe efikas përpara portës kundërshtare, por shënuat dopietë ndaj ekipit më të mirë të Superiores në këtë sezon. Si ishin emocionet e para?
Ajo që dua të them në përfundimin e gjithë kësaj, është se unë jam i gatshëm të bëj detyrën time në çdo moment që ekipi ka nevojë.
Më pas është trajneri që bënë zgjedhjet e tij për formacionin që do të hedh në fushë në varësi edhe të kundërshtarit.
Cilat ishin fjalët e para që komunikove me trajnerin menjëherë pas realizimit të asaj dopiete?
Menjëherë pas golave që kam realizuar ndaj Skënderbeut, sigurisht që kam pasur shumë vlerësime. Ndërsa trajneri më ka përgëzuar për golat e realizuar, por edhe për lojën që unë zhvillova në përgjithësi.
Vendosët të mos festonit golat e realizuar. Kjo ishte një zgjedhje e bërë prej kohësh, apo diçka që lindi spontanisht?
Fillimisht dua të them se te Korça unë kam derdhur djersë dhe kam respekt të veçantë për atë ekip.
Ndërkohë nuk dua të lë pa përmendur këtu, se golat e realizuar ia kam dedikuar një të afërmi që ka ndërruar jetë përpara disa kohësh, kjo arritje shkon edhe për të.
Këto ditë është përfolur edhe për një lojë me dy standarte për Skënderbeun, duke u thënë se nuk u impenjua ndaj jush. Mendoni se korçarët ua bënë më të lehtë në fushën e lojës?
Mund të them se kundërshtari dha maksimumin në fushën e lojës dhe kjo u vu re lehtësisht. Skënderbeu ka krijuar shumë raste për të shënuar ndaj Vllaznisë.
Tashmë mbijetesa vazhdon të jetë një çështje për Vllazninë, pavarësisht rezultateve pozitive të marra. I druheni ndonjë marrëveshje për të zbritur shkodranët nga Kategoria?
Ajo që Vllaznia duhet të bëjë është të shoh llogaritë e veta dhe të mos merret me rivalët e tjerë. Do të shohim ndeshjet një nga një dhe në fund të jeni të bindur që ne do të shpëtojmë./vipsport/